LAJME

Afera e rezervave shtetërore, ngrihet aktakuzë ndaj ministres në detyrë, Rozeta Hajdari

Afera e rezervave shtetërore, ngrihet aktakuzë ndaj ministres në detyrë, Rozeta Hajdari
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2025, 17:44

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit.

Kështu ka bërë të ditur vetë Hajdari përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook.

“Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne”- ka shkruar Hajdari sot, më 11.11.2025.

Siç shkruan ministrja në detyrë, ajo ndihet krenare për punën që ka bërë si ministre e këtij dikasteri, derisa shton se sapo ta ketë pranuar dokumentin e aktakuzëns do të deklarohet më gjerësisht për mediat.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika