Kadri Shala dhe Labinot Gruda të akuzuar për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit dhanë mbrojtjen e tyre në Gjykatën e Prishtinës.Labinot Gruda e shfrytëzoi të drejtën që të mbrohet në heshtje, kurse i akuzuari Kadri Shala vendosi që t`i përgjigjet pyetjeve të avokatit të tij, Florent Latifaj.Në seancë, Kadri Shala deklaroi se nuk e di se si i përfunduan ato para në llogarinë e tij, mirëpo shpreh keqardhje ndaj taksapaguesve dhe kërkon mundësinë e kthimit të atyre të hollave.“Unë kam deklaru edhe më herët ato janë paratë e taksapaguesve të Kosovës, unë do të bashkëpunoj me Ministrinë, ato mjete t`i kthej me anë të punës sime, me pas një vullnet të mirë, kërkoj falje prej të gjithë taksapaguesve të Kosovës që ka ndodh ajo, pasoja ka ndodh mua më kanë dal paret”- tha në seancë Kadri Shala.Ai gjithashtu shtoi se është pyetur disa herë se përse pikërisht këtij i kanë dal ato para në llogari, mirëpo ai deklaron se nuk ka përgjigje.
“Shtrohet pyetja pse bash te unë krejt më kanë pyet? E unë ato nuk e di, unë kurrkujt kurrgjë si kom premtu, as pare – as përqindje”- tha i akuzuari Kadri Shala.Në aktakuzën e siguruar nga KALLXO.com, Prokuroria Speciale ka përshkruar se më 9 tetor të vitit të kaluar, Kadri Shala, si person përgjegjës i kompanisë “LDA GROUP SHPK” i ka mundësuar Labinot Grudës, zyrtar në Ministrinë e Financave, që paratë nga Thesari i Shtetit në vlerë të 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 centë të transferohen në të njëjtën kompani në mënyrë të kundërligjshme.





