Sipas të dhënave të Agjencinë për Regjistrim Civil, afër 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta të Republikës së Kosovës që nga 3 janari.
Ky numër po konsiderohet mjaft i madh dhe se pajiset me pasaportë për qytetarët po marrin kohë më shumë se një muaj.
Në pamjet e siguruara, shihet një numër i madh i qytetarëve që janë duke pritur për aplikim për tu pajisur me pasaportë në Agjencinë për Regjistrim Civil.
Zyrtarë në Aeroportin e Prishtinës, kanë njoftuar se nga data 1-15 janar 2024, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë janë regjistruar 103.248 udhëtarë në shkuarje, apo 20.531 udhëtarë më shumë se dyjavëshin e parë të vitit 2023.
Ndërsa Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka shkruar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur vendi ynë gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më 19 janar, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalur nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë./EO