Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani është vaksinuar 37.9% e popullsisë me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Reporteri.net.
Sipas MSH-së, me dozën e parë janë vaksinuar 46.7%.
Afër 38% e popullsisë e vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës anti-COVID

MSH-ja ka shtuar se vaksina është mbrojtja më e mirë.
“Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Reporteri.net/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

