Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore do të mbahet më 28 gusht, ndërsa rezultatet do të publikohen më 1 shtator.
Sipas njoftimit, nga data 13 gusht ka filluar procesi i aplikimit për këtë afat të provimit, i cili do të jetë i hapur deri më 22 gusht dhe do të realizohet vetëm përmes platformës e-Kosova.
“Aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të realizohet në periudhën 18–22 gusht 2025. Provimi i Maturës Shtetërore – Afati i Dytë do të zhvillohet më 28 gusht 2025, ndërsa rezultatet do të publikohen më 1 shtator 2025”, thuhet në njoftim.





