LAJME

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shkurt 2025, 18:38

Raporti i fundit i ACI Europe e vlerëson Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës si një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë, me një rritje mbresëlënëse prej 72.1% krahasuar me vitin 2019.

Kjo tregon një kërkesë gjithnjë e më të madhe për udhëtime ndërkombëtare nga Kosova, duke reflektuar rritjen e besimit dhe mundësive për udhëtarët.

Investimet e vazhdueshme në infrastrukturë dhe zgjerimi i rrjetit ajror kanë forcuar pozitën e Kosovës si një destinacion kyç në rajon, duke ofruar mundësi më të mëdha për lidhje ajrore ndërkombëtare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika