Dy agjenci të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, kanë arritur marrëveshje për të ofruar 22 mijë viza shtesë për punëtorë të huaj sezonalë.Sekretari për Sigurinë e Atdheut, Alejandro Mayorkas, dhe sekretari i Punës, Marty Walsh, javën e kaluar u pajtuan që ta ngrisin pragun për vizat e njohura si H-2B, sipas dy burimeve të afërta me këtë proces.
Administrata e Bidenit ofron mijëra viza shtesë për punëtorë sezonalë

Vizat shtesë për punëtorët sezonalë që nuk kanë të bëjnë me fushën e bujqësisë do t’u shtohen 66 mijë vizave vjetore H2-B, shkruan Reuters.
Presidenti Biden ka shfuqizuar disa nga politikat e paraardhësit të tij për imigrantët, përfshirë tërheqjen e një shpalljeje që ua kishte pamundësuar shumë aplikuesve të vizave hyrjen në Shtetet e Bashkuara.
Sidoqoftë, presidenti Biden të premten e kaluar e mbajti në fuqi shifrën historikisht të ulët të refugjatëve që do të pranohen në Shtetet e Bashkuara këtë vit. Pas kritikave të shumta, Shtëpia e Bardhë tha se shifra do të rishikohet muajin e ardhshëm.Qasja e kujdesshme e presidentit duket të jetë e lidhur me shqetësimet rreth rritjes së numrit të imigrantëve që po grumbullohen në kufirin me Meksikën muajt e fundit dhe nuk ka dashur që vendi i tij të duket shumë i hapur apo shumë i butë, i tha agjencisë Reuters një zyrtar amerikan i afërt me këtë çështje.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Çmimi i naftës shkon në 1.79 euro, Qeveria s’e ka opsion heqjen as të TVSH-së e as akcizës

Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së nuk ofron asnjë garanci se do të reflektohet te çmimet finale

Këtë javë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë një orë përpara

