VENDI

Adhuruesi i ‘flaktë’ i Albin Kurtit vendos mbiemrin e Kryeministrit në targat e veturës

Adhuruesi i ‘flaktë’ i Albin Kurtit vendos mbiemrin e Kryeministrit në targat e veturës
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Maj 2021, 19:09

Një makinë me targa të Sllovenisë ka habitur sot qytetarët e Gjilanit.

Makina MBW x6, që ka qarkulluar sot në rrugët e këtij qyteti ka habitur të gjithë me kombinimin e shkronjave që japin mbiemrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Nuk janë të rralla rastet kur kur qytetarët e Kosovës, kanë vënë në veturat e tyre fotografinë e Kurtit. Madje ishte bërë trend pak para zgjedhjeve se kush po e dëshmon më shumë simpatinë për liderin e Vetëvendosjes, tashmë kryeministër i vendit.

Madje, në media është raportuar edhe për raste kur qytetarë kanë bërë tatuazh me fotografinë e Kurtit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika