LAJME

Adem Hodza: Marr pjesë në votimin për Presidentin, Kurti ma dha një zëvendësministër

Adem Hodza: Marr pjesë në votimin për Presidentin, Kurti ma dha një zëvendësministër
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Prill 2021, 17:34

Kreu i partisë së goranëve, Adem Hoxha, ka takuar sot kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ky takim ka sjellë edhe një marrëveshje mes tyre, që siguron pjesëmarrjen e tij në seancën për zgjedhjen e presidentit, dhe votën e 80 që të konsiderohet raundi i parë i suksesshëm.

Adem Hoxha e ka konfirmuar për reporteri.net se do të marrë pjesë në seancë.

“Po do të marrë pjesë në seancën ku do të zgjidhet presidenti. Unë nuk jam për të shkaktuar bllokadë institucionale. Po si parti do ta kemi edhe një pozitë të zv.ministrit”, ka thënë Hoxha shkurt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika