Këngëtarja Adelina Thaçi, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Adelina Thaçi Meta, një nga zërat më të fuqishëm dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare, nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me mbi dy dekada karrierë të suksesshme në muzikën klasike dhe atë moderne, Adelina është një prej emrave më përfaqësues të kulturës sonë. Soprano profesionale, këngëtare e suksesshme e muzikës pop dhe profesoreshë me përvojë të gjatë në vokal, ajo ka shënuar arritje që e vendosin ndër artistet më të respektuara të vendit dhe rajonit”, ka shkruar Abdixhiku.





