VENDI

Adelina mes lotësh flet pas varrosjes së babait: Ka qenë krenaria jonë si familje (VIDEO)

Adelina mes lotësh flet pas varrosjes së babait: Ka qenë krenaria jonë si familje (VIDEO)
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2021, 15:30

Sot i është dhënë lamtumira e fundit artistit të shquar kosovar, Rasim Thaçi – Cima.

Vajza e ikonës së humorit, Adelina Thaçi-Meta, ka thënë se dhimbja për humbjen e babait të saj do të zvogëlohet me kohë, mirëpo malli për të do të rritet.

“Tashmë janë bërë katër javë që kur babai ishte infektuar nga virusi dhe normalisht në momentet kur është infektuar iu ka përkeqësuar gjendja dhe e kemi dërguar në Infektivë”, ka deklaruar ajo në një prononcim për Klan Kosovën.

Thaçi mes tjerash tregoi se kishte pasur një përmirësim të gjendjes së babait të saj, por se pastaj pati dy sulme të njëpasnjëshme të cilave nuk iu bëri ballë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika