Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi, ka reaguar me kritika ndaj qeverisjes komunale, duke pretenduar se Komuna e Prizrenit po përballet me vështirësi financiare dhe dështim të projekteve, ndërsa, sipas tij, zyrtarë të pushtetit po përfitojnë në planin personal.
Përmes një reagimi publik, Abrashi ka deklaruar se Prizreni “po fundoset në borxhe”, se projektet komunale po dështojnë njëra pas tjetrës dhe se komuna “mezi merr frymë” financiarisht.






