Në përvjetorin 27 të Betejës së lavdishme të Vrrinit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e sakrificës së tyre në ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
“Gjaku i derdhur në këtë betejë dhe në të gjitha betejat e tjera të UÇK-së është themeli mbi të cilin sot ndërtojmë shtetin tonë,” ka deklaruar Abrashi përmes një postimi në rrjete sociale.





