SPORT

Abrashi lëndohet sërish

Abrashi lëndohet sërish
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shtator 2021, 18:30

Mesfushori i Përfaqësueses së Shqipërisë, Amir Abrashi, është kthyer të enjten mbrëma në fushën e blertë pas mungesës prej disa javësh për shkak të një lëndimi. Abrashi ishte lënduar në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Hungarisë, më 5 shtator. Ai i mungoi Grasshopperit zviceran në ndeshjet ndaj Luzernit dhe Thunit.

U kthye ndaj Luganos, ndërsa luajti 28 minuta. Por mesfushori luftarak, ka përtërirë lëndimin që e kishte dhe do të mungojë sërish. Klubi zviceran nuk ka bërë të ditur se për sa kohë do të mungojë kapiteni Abrashi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika