Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se ky subjekt politik brenda orarit e ka dorëzuar listën me emrat e deputëtëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ai ka thënë se me këtë listë të cilës i prinë Avdullah Hoti, LDK do të dalë fituese në këto zgjedhje.
“Sot në kuadër të rregullave të KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK në kuadër të orarit ka dorëzuar listën me emrat e deputetëve që besoj se është lista më e mirë në këtë garë që udhëhiqet nga kryeministri Avdullah Hoti dhe besoj që do të jetë një garë ku LDK do të dalë fituese në këto zgjedhje”.
“Kemi një proces të verifikimit nga KQZ, besoj se në ditët në vijim ne do ta prezantojnë secilin kandidat përfshirë edhe dhjetëshen e parë”.