Kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi dhe deputeti, Arbër Rexhaj, në zyren e Lëvizjes VETëVENDOSJE!, kanë pritur anëtarësimin e Dr. Edona Sopaj, specialiste e radiologjisë.
LVV ka shtuar se angazhimi i anëtares së re, Sopaj, do të jetë vlerë e shtuar për Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren.
”Mirësevjen Dr. Edona Sopaj, Specialiste e Radiologjisë! Në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, Kryetari i Qendrës Artan Abrashi së bashku me deputetin Arbër Rexhaj mirëpritën anëtarësimin e Dr. Edona Sopaj. Dr. Edona Sopaj ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Specializimin e kreu në vitin 2018 në Tiranë, për të filluar punën në në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza”, në departamentin e Radilogjisë ku punoi për dy vite. Gjatë kësaj periudhe ndoqi nga afër procedurat e radiologjisë intervente si biopsitë dhe drenazhet perkutane, infiltrimet radikulare, embolizimet e HCC, arterografitë celebrale dhe të shtyllës kurrizore. E angazhuar ishte edhe në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” ne Tiranë, ku për një vit e gjysmë është marrë kryesisht me patologji të mushkërive. Ka eksperiencë të lartë në ekspertizën e punës ne Rentgen Ct dhe Ultrazë. Për më tepër është në perfundim të doktoraturës dhe ka disa publikime. Angazhimi saj do të jetë vlerë e shtuar për Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren.”, shkruan LVV në Facebook. /TVPrizreni/