Pasi kryeministri Albin Kurti tha se Bashkimi Evropian nuk po ia heq Kosovës vizat për shkak të imazhit të keq të shtetit. Albelard Tahiri i PDK-së e ka pyetur se pse nuk po e shkarkon ministrin që ka aktakuzë të ngritur.Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka replikuar kryeministrit Albin Kurti në lidhje me mosliberalizimin e vizave.
“Ju thatë se kriteret teknike janë plotësuar për liberalzim të vizave, por imazhi vazhdon të jetë i keq. Pse s’po e shkarkon Liburn Aliun? Është me aktakuzë, për imazh të Kosovës është keq, pse s’po e shkarkon? Heke Liburnin derisa vjen një moment kur Gjykata e jep verdiktin, është i pafajshëm e kthen, është i fajshëm e largon, pra heke.





