LAJME

Abelard Tahiri i bindur se PDK do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Abelard Tahiri i bindur se PDK do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2024, 22:15

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se kjo parti do të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Kjo pasi sipas tij qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë aktuale.

“Absolutisht jam i bindur që PDK, mandatari që do të vjen nga PDK do ta krijojë qeverinë e ardhshme që do ta udhëheqë për katër vitet e ardhshme. Këtu jemi më se të bindur”, u shpreh Tahiri.

Sa i përket sondazheve, ai tha se në debatet politike në zgjedhjet lokale PDK-në e kanë nxjerrë vetëm në dy komuna fituese.

“Kemi dalë me numrin më të madh të komunave, kemi dalë me nëntë komuna”, shtoi ai në T7.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika