LAJME

Abelard Tahiri emërohet kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së

Abelard Tahiri emërohet kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Mars 2021, 18:56

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka emëruar sot me vendim unanim kryetar të Grupit Parlamentar, deputetin Abelard Tahiri.

Në këtë mbledhje të cilën e udhëhoqi kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, u diskutua edhe për ndarjen e përgjegjësive të deputetëve të PDK-së në legjislaturën e tetë.

Pas diskutimeve të deputetëve, u caktuan edhe udhëheqësit e Komisioneve Parlamentare me të cilat do të kryesojë Partia Demokratike e Kosovës si dhe u dhanë propozimet për zëvendës kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Parlamentare.

Në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, PDK si partia e dytë me 19 deputetë ka nënkryetarin e Kuvendit, deputetin Bedri Hamza si dhe udhëheqë me dy Komisione Parlamentare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika