PDK dhe Vetëvendosje, janë përplasur ashpër ditëve të fundit lidhur me ngritjen e një komisioni hetimor për energjinë. Përderisa partia më e madhe opozitare kërkon hetimin për energjinë, që lidhet dyshimet e fundit, të ngritura nga skandali i ambasadorit Martin Berishaj, partia në pushtet kërkon hetim nga viti 2006 e tutje.
Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu, ne T7 ka thënë se PDK nuk do të lëshojë pe, duke hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Kurti.
“Ky është në qeveri e po do me marrë në pyetje opozitë, çka ke bo”, tha ai për Kurtin.





