LAJME

Abdixhiku: Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presidente

Abdixhiku: Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presidente
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2026, 07:03

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas shpërndarjes së legjislaturës së 10-të, në një konferencë për media tha se vendi shkoi në zgjedhje sepse Lëvizja Vetëvendosje kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmanin e pa vetëm si kuorum dhe jo si presidente.

Abdixhiku tha se Osmanin, LDK-ja e sheh si një presidente të denjë.

“Na janë kërkuar nënshkrimet janë ofruar ato nënshkrime por në thelb të problemit është parë që ky emër pra i Vjosa Osmanit është synuar më shumë si një korum për një president që ata e quanin karate. Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum për presidenten e tyre që tahsmë i kishte votat e tyre, e shohim më shumë se kaq. E shohim si presidente të denjë të Republikë ssë Kosovës por këto vota nuk u dhanë nga Lëvizja Vetëvendosje. Vjosën nuk e deshën, nuk e votuan, besoj se populli i Kosovës do të ketë mendim ndryshe për këtë çështje”, ka deklaruar Abdixhiku./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika