LAJME

Abdixhiku uron besimtarët islamë: Të jemi të ndershëm e më të kujdesshëm

Abdixhiku uron besimtarët islamë: Të jemi të ndershëm e më të kujdesshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Qershor 2023, 10:47

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar qytetarët e besimit islamë, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Abdidhiku tha se duhet të përpiqemi të jemi më të mirë, të ndershëm e më të kujdesshëm.

Ai theksoi se duhet të ndërtojmë një shoqëri të shëndoshë e solidare.

“Festa e Kurban Bajramit është ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithmonë ka qenë ditë e rëndësishme reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore. Në këtë ditë, në veçanti në këtë ditë, ne bashkë shpërfaqim dashurinë dhe mirësinë për njëri-tjetrin. Le të kujtojmë se solidariteti dhe vullneti për të ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore tonat”, tha Abdixhiku.

“Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës ju uroj festën e Bajramit të Vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!”, tha ai.

Kreu i LDK-së ishte edhe për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika