LAJME

Abdixhiku: Trusti po humb çdo ditë nga gjysmë milioni euro, Qeveria në gjumë

Abdixhiku: Trusti po humb çdo ditë nga gjysmë milioni euro, Qeveria në gjumë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2023, 13:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për shkak të milionave eurove humbje nga Trusti Pensional.

Sipas tij vetëm nga janari deri në këtë moment, Trusti ka humbur afër 36 milionë euro.

“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë. Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjenë as brengën e as kohën të caktojë një Bord”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika