- Reklama -

Abdixhiku takon ambasadorin suedez, diskutohet kriza institucionale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe krizën institucionale në të cilën ndodhet Kosova.

 

- Reklama -

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, bëhet e ditur se Abdixhiku e informoi ambasadorin Westerlund për qëndrimet e LDK-së lidhur me këtë situatë dhe propozimin për krijimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit, si një zgjidhje e përkohshme dhe e përgjegjshme për të tejkaluar krizën aktuale politike dhe për t’iu ofruar qytetarëve zgjidhje të menjëhershme të problemeve të përditshme.

“Kryetari Abdixhiku theksoi se bllokada e krijuar institucionale është e papranueshme, po dëmton rëndë jetesën e qytetarëve si dhe po pengon funksionimin normal të shtetit. Ai vlerësoi se kjo gjendje e tejzgjatur, në mbledhje të Kuvendit për të 15-tën herë duke pritur rezultatin e njëjtë, e vështirëson jetën e përditshme të qytetarëve dhe minon besimin në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, Abdixhiku ritheksoi se alternativa e propozuar nga LDK është rrugëdalja më e mirë nga kriza institucionale, dhe se Kosova ka nevojë sa më shpejtë për institucione funksionale dhe për një orientim të qartë drejt normalitetit demokratik.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës gjatë proceseve të saj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort