Home LAJME Abdixhiku takoi ambasadorin britanik, diskutuan procesin zgjedhor të 28 dhjetorit

Abdixhiku takoi ambasadorin britanik, diskutuan procesin zgjedhor të 28 dhjetorit

0
Abdixhiku takoi ambasadorin britanik, diskutuan procesin zgjedhor të 28 dhjetorit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të LDK-së, në këtë takim, Abdixhiku dhe ambasadori Hargreaves diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj këtyre zhvillimeve, me theks të veçantë në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Abdixhiku e informoi ambasadorin britanik për “përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për zgjedhjet nacionale dhe angazhimin e partisë për një proces demokratik, të drejtë dhe gjithëpërfshirës”.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se ai theksoi “mobilizimin e strukturave në të gjitha komunat, finalizimin e programit qeverisës, si dhe angazhimin e partisë për një fushatë konstruktive dhe të orientuar kah qytetari”.

Tutje, siç bëhet e ditur në njoftim, Abdixhiku nënvizoi se “LDK-ja është e gatshme të paraqesë një ofertë serioze dhe vizionare për të ardhmen e vendit, duke u mbështetur në përvojën institucionale që ka”.

Në fund, Abdixhiku i shprehu mirënjohjen ambasadorit Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj më të rëndësishme shtetformuese dhe demokratike, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here