LAJME

Abdixhiku takohet me Prattipatin, diskutohet tejkalimi i krizës institucionale

Abdixhiku takohet me Prattipatin, diskutohet tejkalimi i krizës institucionale
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Shtator 2026, 10:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me fokus të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.

“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe e Ngarkuara me Punë, znj. Prattipati diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Abdixhiku e ka informuar Prattipatin për qëndrimet e partisë lidhur me situatën politike në vend.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi znj. Prattipati për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën aktuale politike, duke ritheksuar përkushtimin e LDK-së për mbrojtjen e interesit të Republikës së Kosovës, funksionalitetin e institucioneve dhe stabilitetin institucional”, thuhet më tej.

Në takim është diskutuar edhe për nevojën e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionimin e institucioneve.

“U diskutua edhe për rëndësinë e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionimin e qëndrueshëm dhe demokratik të institucioneve të vendit, në shërbim të qytetarëve”, bëri të ditur LDK-ja.

Në fund të takimit, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pazëvendësueshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim, duke u theksuar edhe rëndësia e “ruajtjes dhe thellimit” të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika