Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka pranuar gjithsej 298 raste për shërbime emergjente gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Sinjali.
Sipas të dhënave të QKUK-së, numri më i madh i pacientëve është trajtuar në Emergjencën Internistike, ku janë regjistruar 94 raste, ndërsa 71 pacientë kanë kërkuar trajtim në Emergjencën Ortopedike.





