LAJME

Abdixhiku si opozitar zotohet se pagat do t’u paguhen mësimdhënësve

Abdixhiku si opozitar zotohet se pagat do t’u paguhen mësimdhënësve
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2022, 18:12

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për kërcënim të mësimdhënësve me moszbatimin e pagave ndaj tyre.

Me këtë rast ai është zotuar në emër të tij dhe të LDK-së se pagat do t’u paguhen mësimdhënësve, njofton Klan Kosova.

“Mësimdhënësit e vendit, ata që u bënë tabelë qitjeje nga ushtritë digjitale të pushtetit, ta kuptojnë se Qeveritë janë të përkohshme por shteti mbetet i përhershëm. Këto paga do tu paguhen – herët apo vonë. S’ka forcë që ju merr të drejtën mbi to; merreni këtë si zotim publik timin dhe të LDK-së”.

“Deri atëherë, ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, të detyrojmë pushtetin mashtrues të ekzekutojë pagesat”.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika