LAJME

Abdixhiku shkon bashkë me Osmanin e Hazirin në takim me Kurtin

Abdixhiku shkon bashkë me Osmanin e Hazirin në takim me Kurtin
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Gusht 2026, 16:37

Ka nisur takimi i paralajmëruar i kryeministrit në detyrë, njëherit kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në takim te Kurti, bashkë me Abdixhikun ka shkuar edhe Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e fundit ishte numër një në listë të LDK-së.

Gjithashtu në takim ka shkuar edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ndërsa Kurtin e ka shoqëruar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Para takimit, Kurti u shpreh optimist për marrëveshje. 

E Lëvizja Vetëvendosje u ka dërguar ftesa një ditë më parë të tri partive tjera parlamentare shqiptare. Takimi menjëherë u refuzua nga Partia Demokratike dhe Aleanca.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë partia e vetme që ka pranuar ftesën për takim./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika