Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i cili kritikohej për udhëtimet e shpeshta dhe për mosangazhimin në këtë sektor sot mësohet se ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Lidhur me këtë ka reaguar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili ka thënë se për një vit e gjysmë qeverisje, pritet të emërohet ministri i tretë në shëndetësi.
Ai më tej ka kritikuar Qeverinë edhe për mungesë investimesh kapitale.
“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet. Fajet? 20 vjet?
Paaftësi e papërgjegjësi!”, shkroi ai. /Zëri