Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka prezantuar 50 nga 100 zotimet nga zotimet e përfshira në kuadër të “Rrugës së Re”.
Ky program i LDK-së do të prezantohet në detaje në konventën e saj që do të mbahet në tetor dhe nëntor.
Abdixhiiku deklaroi se dokumenti voluminoz është punuar nga 200 profesionistë.
“Kam kaluar 2 vitet e fundit duke dëgjuar. ‘LDK ju dëgjon’ ka qenë platforma e vetme politike në vend që ka zhvilluar komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarë”, tha Abdixhiku.