LAJME

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman, kërkon zgjidhje urgjente për ngërçin institucional

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman, kërkon zgjidhje urgjente për ngërçin institucional
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Korrik 2025, 18:23

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qendrore ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht për krizën institucionale që ka paralizuar funksionimin e organeve shtetërore.

LDK k anjoftuar se gjatë takimit, Abdixhiku ka theksuar domosdoshmërinë për formimin e institucioneve funksionale që i shërbejnë qytetarëve, duke kërkuar një zgjidhje të shpejtë dhe kushtetuese të ngërçit aktual politik.

Ai ka vlerësuar se “mungesa e vullnetit politik dhe papërgjegjshmëria e partisë së parë” po e mbajnë peng funksionalizimin e institucioneve, duke cenuar rendin kushtetues dhe besimin qytetar në demokraci.

Në fund thuhet se kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, sidomos në proceset e zhvillimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika