Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në hapjen e fushatës zgjedhore tha se më 17 tetor qytetari duhet ta refuzojë populizmin.
Abdixhiku tha se populistët kanë marrë mjaft dhe s’po munden t’i dalin zot vendit.
“Më 17 tetor refuzoni popullizmin. Fjalët e thata s’bëjnë punë. Populistët kanë marrë mjaft dhe s’po munden t’i dalin vendit zot. Refuzoni edhe të korruptuarit sepse pushteti s’mund të jetë fole e keqpërdorimeve dhe keqpërdoruesve”.





