LAJME

Abdixhiku: Po shihet qartë kush janë bllokuesit e seancës konstituive, kishte kuorum dhe kushte për votim të raportit

Abdixhiku: Po shihet qartë kush janë bllokuesit e seancës konstituive, kishte kuorum dhe kushte për votim të raportit
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Prill 2025, 13:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës konstituive për të dytë herë tha se tashmë qytetarët e Kosovës e kanë shumë të qartë se kush janë bllokuesit e seancës konstituive.

Ai tha se kryesuesi e ndërpreu seancën ndonëse kishte kuorum dhe kushte për të votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve.

“Kryesuesi i seancës konsitiive e që rastësisë të jetë më i vjetri në moshë dhe rastësisë të jetë nga paria e parë pa të drejtë, kundër praktikës kushtetuese ndërpreu seancën e sotme ndonëse kishte kuorum të mjaftueshëm dhe kushte për votim të raportit të Komisionit verifikues”, tha ai, raporton Telegrafi.

Sipas tij, është për keqardhje kjo praktikë e re bllokuese e kushtetutshmërisë dhe institucionit më të lartë.

“Kjo është shkelje e rëndës, praktikë e pazakontë dhe sjellje e prapët politike”, tha ai. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika