LAJME

Abdixhiku: Pezulloj angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin tim

Abdixhiku: Pezulloj angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin tim
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Korrik 2026, 17:44

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se do të ndërpresë të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, pas nismës për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të partisë.

Abdixhiku tha se zhvillimet e fundit e detyrojnë të tërhiqet përkohësisht nga procesi i negociatave politike.

“Për shkak të kësaj nisme, më duhet t’ju njoftoj se detyrohem t’i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës”, deklaroi ai.

Sipas tij, në rrethanat e krijuara nuk do të ishte serioze dhe as e përgjegjshme të negocionte në emër të LDK-së, përderisa mandati i tij për ta udhëhequr partinë është vënë në diskutim brenda vetë subjektit politik.

“Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme, nuk do të ishte serioze e as e përgjegjshme të negocioja në emër të LDK-së, pasi mandati im për të udhëhequr me të është vënë në diskutim brenda shtëpisë sime”, u shpreh Abdixhiku.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika