Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe për nder të humoristit të njohur Rasim Thaçi- Cima.
Abdixhiku për Cimën: Në kohën më të zymtë të vendit na dha një dritare gëzimi

Abdixhiku shkruan se Cima ishte ai artist që në në kohën më të zymtë të vendit dha një dritare gëzimi.“Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit tonë, shumë dashuri dhe në këmbim mori duartrokitjet dhe mirënjohjen e pafund, ashtu siç e donte ai” shkruan Abdixhiku në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot me bashkëpunëtorë nderuam Cimën; njeriun që në kohën më të zymtë tonën na dha një dritare gëzimi.Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit tonë, shumë dashuri dhe në këmbim mori duartrokitjet dhe mirënjohjen e pafund, ashtu siç e donte ai.
Mjeshtër, pusho në paqe!
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

