LAJME

Abdixhiku pas takimit më Kurtin: U dakorduam që të mos takohemi më

Abdixhiku pas takimit më Kurtin: U dakorduam që të mos takohemi më
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2026, 10:22

Pa rezultate ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kreu i LDK-së pas takimit që ka zgjatur rreth një orë ka thënë se janë dakorduar që të mos takohen më.

Ai ka thënë se LDK-ja e konsideron të mbyllur për diskutim këtë çështje.

“Do të  bëhemi gati për skenarin më të keq, më të rëndë e më të pakuptueshëm të zgjedhjeve të reja dhe të jashtëzakonshme. Nga fillimi parimet kanë qenë të qarta, presidenti i Kosovës nuk mund të jetë zgjatim i Qeverisë. S’mund të ketë një qeveri që ka një president të një partie dhe kështu t’i ketë tri institucionet. Heqja e kryetarit të Kuvendit nuk është rolin institucional. Kuvendi i Kosovës është me shumicë, qeveria poashtu e edhe presidentit. U përpoqa, provova, nuk arrita dhe tani i kthehemi LDK-së”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai ka thënë se Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet Vetëvendosjes.

“Ne ishim në diskutim për presidentin. Unë nuk mund të propozoj për dikë që insiston që presidenti të mbetet i partisë së tij. Me LDK-në, Vetëvendosja nuk ka diskutuar asnjë emër përveç Konjufcës”, është shprehur Abdixhiku.

Ai ka thënë se e ka qëllim dhe është duke punuar për përafrimin me Vjosa Osmanin.

“Nuk kemi kërkuar asnjë pozicion për LDK-në e as për mua. Me kaq, në këto rrethana LDK nuk mund të bëjë më shumë. LDK-ja e lë të hapur diskutimin me partitë tjera. Nuk kemi dëgjuar asnjë propozim tjetër përveç që presidenti të jetë i Vetëvendosjes. LDK-ja e konsideron këtë çështje të mbyllur që nga ky moment”, ka deklaruar Abdixhiku./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika