Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar sonte Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, zv’presidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, e cila po qëndron për herë të parë për vizitë në Prishtinë.
Abdixhiku pas takimit me Kallas: Shpreha domosdoshmërinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë takimit me Kallas, ai ka shprehur qëndrimet e LDK-së mbi domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës.
“Këto masa më shumë se një Qeveri, dëmtojnë vet popullin e Kosovës. I shtrova dhe pikëpamjet tona mbi procesin e dialogut dhe të ardhmen që na pret. E njoftova mbi krizën aktuale politike në vend dhe propozimin e LDK-së për qeverinë gjithëpërfshirëse si ide e vetme funksionale sot. Rrugëtimi euroatlantik i Kosovës kërkon besim politik, kërkon guxim vendimmarrës, siç dhe kërkon një Bashkim Evropian që ofron vizion dhe të ardhme për popullin e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash Abdixhiku.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

