Kandidati për kryetar të LDK’së, Lumir Abdixhiku tha se nuk kanë pse e fajësojnë dikë tjetër, përveç vetes së tyre për një rënie që pësoi partia në këto zgjedhje.
Abdixhiku thotë se njëra ndër gabimet e LDK’së ka qenë se nuk u ka ofruar qytetarëve atë që e kanë kërkuar, por diçka tjetër.
“Nuk kemi kë të fajësojmë tjetër përveç vetes për një rënie të tillë. Mospërputhja e kerkësëës së njerëzve tanë me përfaqësim politik, pra ofronim dicka tjetër si individë, si grupë dhe realizionim diçka tjetër. Përfaqësimi jonë politikë nuk ka qenë vendimarrës. Nëse votuesi ka kërkuar dicka tjetër dhe ne u kemi ofruar dicka tjetër atëherë këtu kemi një diskrepancë të qëndrimeve”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.





