Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve në seancën konstituive të Kuvendit, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të kuptojë se për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit është e nevojshme një shumicë parlamentare dhe kompromis politik.
Përmes një postimi, Abdixhiku uroi deputetët e sapobetuar të LDK-së dhe gjithë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se “perdet ranë” dhe se tani është bërë e qartë pse ka ndodhur bllokimi i deritanishëm institucional.
“Deputetëve të betuar të LDK-së, dalshi faqebardhë. Urime dhe të gjithë deputetëve të betuar të Kuvendit të Republikës. Perdet sot ranë! Numrat u panë – me to dhe arsyet e bllokimit institucional deri tash,” shkroi Abdixhiku.





