- Reklama -

Abdixhiku: Nuk do të lejojmë të zbehen asnjëherë raportet Kosovë-SHBA

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar popullin dhe qverinë amerikane me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.Në urimin e Abdixhikut thuhet se:

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës e uroj Qeverinë dhe popullin e SHBA-ve, për Ditën e Pavarësisë – 4 Korrikun.

- Reklama -

Sot, ShBA-të festojnë ditën e pavarësisë, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjen e popullit amerikan drejt arritjes së synimeve dhe idealeve për liri dhe pavarësi. Që nga ai moment Shtetet e Bashkuara në politikën botërore mbajnë flamurin e lirisë dhe demokracisë”Abdixhiku ka theksuar se për Kosovën ShBA-të ishin dhe janë aleati jetik në ekzistencën tonë si komb dhe si shtet.

“Në momentet më kruciale kur populli ynë po ballafaqohej me jetë apo vdekje, Shtetet e Bashkuara vepruan në mbrojtjen e idealit për liri dhe çlirim, ideal dhe synim që e kanë të brumosur në vet gjenezën e tyre si shtet nga etërit themelues. Kosova në gjithë këtë rrugëtim deri më sot, ka arritur falë mbështetjes së pa rezervë të ShBA-së, fillimisht në luftën për liri e më pas edhe në shpalljen e pavarësisë dhe tani e tutje në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, ka deklaruar Abdixhiku.I pari i LDK-së ka theksuar se ShBA-të mbeten vendi mik më i mirë i Kosovës, si dhe raportet tona të ngushta nuk lejojmë asnjëherë të zbehen.“Përjetësisht mirënjohës! Zoti i Bekoftë Shtete e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Abdixhiku.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort