- Reklama -

Abdixhiku: Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota, nuk duhet të jetë fare në atë pozitë

Pas regjistrimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një prononcim për media tha se e njohin të drejtën e plotë të partisë së parë që të provojë të bëj shumicën.

Abdixhiku tha se nëse nuk e bën partia e parë, atëherë janë afatet Kushtetuese që partitë tjera të dëshmojnë para presidencës së mund ta bëjnë shumicën për formimin e Qeverisë.

- Reklama -

“E njohim të drejtën e plotë të partisë së parë që të provojë të bëj shumicën, nëse nuk e bën pas 15 ditëve Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë i jep të drejtën secilës parti që dëshmon para presidencës që mund të bëj shumicën, ta bëj një gjë të tillë. Nuk kemi mbërri në atë pikë. Do të jem po aq transparentë para jush edhe për këtë çështje kur të mbërrijmë atje”, tha ai.

Tutje i pari i LDK-së tha se nëse një kryetar i Kuvendi nuk i ka 61 vota atëherë nuk duhet të jetë fare në atë pozitë.

“Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota për vete nuk duhet të jetë kryetar fare. Pra minimalisht duhet t’i ketë 61 vota. Qëndrimet e LDK-së i keni dëgjuar tashmë janë të njëjta si para fushatës, gjatë fushatës dhe pas fushatës. Proceduralisht besoj e dini që më 15 prill do të bëhet betimi, më pas bëhet propozimi i kryetarit të Kuvendit, konstituohet Kuvendi pas zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërkaq, sot është bërë regjistrimi i përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Regjistrimi i deputetëve të koalicionit AAK-Nisma dhe përfaqësuesve të komuniteteve pakicë është planifikuar për ditën e hënë.

Ndërsa, deputetët e LVV-së e kanë kryer regjistrimin të enjten.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill 2025.

Gjatë kësaj seance, përveç betimit të deputetëve, pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e para parlamentare. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort