Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshatrat Sopijë e Budakovë.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se tek familjarët e kryefamiljarët ka shtruar pikëpamjet e LDK-së mbi situatën në vend.
“Mes familjarëve e kryefamiljarëve shtrova pikëpamjet tona mbi regresin politik, zymtësinë ekonomike e zbrasjen e vendit si sfidë kombëtare që s’po merr përgjigje shtetare!”, ka shkruar ai.







