Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar në Kongres të SHBA-së që baza amerikane ushtarake në Kosovë, Bondsteel, të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake.
Abdixhiku në SHBA kërkon që Bondsteeli të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake

Abdixhiku ka pasur disa takime me kongresmenë amerikanë, në mesin e tyre edhe me demokratin Dutch Ruppersberger, është njoftuar nga LDK-ja.
“Kryetari Abdixhiku me këtë rast kërkoi mbështetjen e Kongresit për shndërrimin e bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme. Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë. Kryetari Abdixhiku ftoi kongresmenin Dutch Rulpersberger për vizitë në Kosovë”, thuhet nga LDK-ja.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

