Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në hapjen e fushatës ka thënë se kjo formë e fushatës është bërë duke u detyruar nga gjendja e rëndë pandemie në vend.
“Po e hapim fushatën në kushte të vështira, e jo si gjithmonë. Kam thënë gjithmonë se zgjedhjet janë festë, dhe duhet të jenë festë. Qytetarë ju vendosni për shëndetin e mirëqenien tuaj, për fëmijët, për shkollat e çerdhet. Më 17 tetor ju vendosni kujt ia besoni këtë peshë.”, ka thënë ai.