Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka mbajtur një takim virtual me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.Abdixhiku përmes Twitter-it ka dhënë detaje për këtë takim dhe temat që janë diskutuar.
Abdixhiku me Von Cramon diskuton për pikëpamjet e opozitës për dialogun dhe proceset integruese

Shefi i LDK-së tha se me Von Cramon kanë diskutuar për politikat e reja të LDK-së dhe reformat e ardhshme në parti.
Gjithashtu, temë e diskutimit ka qenë edhe pikëpamja e opozitës mbi proceset e integrimit, menaxhimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë dhe dialogun.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

