LAJME

Abdixhiku me letër për Kurtin e Osmanin

Abdixhiku me letër për Kurtin e Osmanin
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2021, 17:20

Kryetari i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u ka dërguar nga një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d të Presidentes, Vjosa Osmani lidhur me takimin ndërmjet tyre.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja për media në LDK, Gentiana Azemi, e cila konfirmoi se letrat u janë dërguar sot.

Në letrën dërguar Kurtit e Osmanit, Abdixhiku ka kërkuar që takimi të mbahet të premten.

Kurti e Osmani kishin ftuar për takim sot kryetarin e LDK-së për tu dakorduar rreth konsituimit të institucioneve.

Takimet Kurti e Osmani i mbajtën vetëm me Hoxhajn e PDK-së dhe Haradinajn e AAK-së, pasi që Abdixhiku ka refuzuar takimin për sot.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika