Home LAJME Abdixhiku: Me kryesinë u dakorduam që të vazhdohen bisedimet vetëm me Osmanin

Abdixhiku: Me kryesinë u dakorduam që të vazhdohen bisedimet vetëm me Osmanin

0
Abdixhiku: Me kryesinë u dakorduam që të vazhdohen bisedimet vetëm me Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit që patën me kryesinë e re të subjektit që ai drejton.

Abdixhiku u shpreh se kryesia e re e LDK-së ka përbërje prej 33 anëtarësh, ndërsa përmendi dhe emrat e nënkryetarëve të zgjedhur.

”Sot kemi zgjedhur kryesinë e LDK-së me përbërje 33 anëtarëshe, nënkryetarët Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Qunit, Shqipe Mjekiqi dhe sekretarit Imri Ahmeti”.

Veç tjerash për konstituimin e institucioneve të reja, Abdixhiku bëri të ditur se Kryesia e re e LDK-së ka vendosur që takimet t’i vazhdojnë vetëm me Vjosa Osmanin, njofton Klan Kosova.

”Kryesia e LDK-së ka mbështetur iniciativën e propozuar në takimin e djeshëm, që LDK të vazhdojë diskutimet dhe bisedat vetëm me Vjosa Osmanin si pretendente për kandidate për presidente, besoj që gjatë javës Osmani të caktojë datën e takimit dhe kohën e takimit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here