LAJME

Abdixhiku: LVV-ja e do LDK-në, por ne s’duam bashkëpunim me të

Abdixhiku: LVV-ja e do LDK-në, por ne s’duam bashkëpunim me të
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Shtator 2025, 22:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku diskutoi për shumë tema të aktualitetit politik, në mesin e tyre edhe një bashkëpunim i mundshëm me LDK-së dhe VV-së.

Abdixhiku ishte goxha kritik sa i përket qasjes së LVV-së.

Ai tha se LDK-ja nuk do bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit.

“Ata e dojnë LDK-në, LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta. Këtu përfundon tregimi i relacioneve”, tha ai.

“Ka shumë arsye që ne i kemi thënë në vazhdimësi. Ka bindje vlerore dhe me krenari ne qëndrojmë për një Republikë e cila respekton Kushtetutën e vet, që respekton vlerat demokratike, që respekton Gjykatën Supreme, që respekton prokurorët që është gjithçka që sot Lëvizja Vetëvendosje bën”, theksoi Abdixhiku në Klan Kosova.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika