Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se zgjedhjet lokale duhet të mbahen më 31 tetor.
Abdixhiku ka thënë pas takimit që ka pasur me presidenten, Vjosa Osmani, se ka kërkuar nga ajo që fundi i muajit tetor, të jetë koha kur do të zhvillohen zgjedhjet e radhës për komuna.
“Tetori është muaji i zgjedhjeve. Ne jemi gati si LDK për çdo datë të mundshme për tu futur në garën zgjedhore por është rekomandim i ynë që të jetë 31 tetori, për shkak të organizimit më të mirë, për shkak se Kosova është në pandemi dhe duhet të kalojë një kohë edhe për vaksinimin dhe rimëkëmbjen ekonomike. Ne propozuam dhe i kërkuam presidentes që 31 tetorin ta shpallë datë të zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka shtuar se LDK-ja në këto zgjedhje do të dalë shumë më mirë se në ato të përgjithshme që u mbajtën më 14 shkurt të këtij viti.